Aliu-Walker: Me rëndësi është të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike

04.10.2016 15:38:41

Sot në zyrat e grupit parlamentar të PDSH-së në Kuvendin e Maqedonisë janë takuar kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu dhe Laurie Walker përgjegjës për Evropën Juglindore për çështjet politike dhe të sigurisë në NATO.

Aliu dhe ëalker kanë biseduar për çështje që lidhen me zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit dhe për mbarëvajtjen e tyre. Temë tjetër e diskutimit ishte edhe rëndësa e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE