Kjo parti ka bërë të ditur kandidatët për kryetarë të komunave
Alternativa, nëpërmes një komunikate, ka bërë të ditur se Alternativa në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit, garon në 5 komuna.
“Alternativa në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit, garon në 5 Komuna, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe me listë zgjedhore në Vushtrri. Kandidatët për kryetarë të komunave të cilët do të përfaqësojnë vlerat liberal-demokarate dhe programin për qytetarin e Kosovës nga Alternativa janë: 1. Rifat Deri – Prishtinë 2. Mimoza Kusari-Lila – Gjakovë 3.Memet Mehmeti – Mitrovicë 4.Reshat Nurboja – Pejë 5. Veton Qipa – Prizren 6. Ibrahim Jonuzi – Vushtrri
#KosovakaAlternativë #AlternativapërKomunat” bën të ditur Alternativa.






































