Alternativa: Kosova iu bashkua botës kundër terrorizmit, pas 11 Shtatorit 2001

11.09.2018 20:00:34

Partia Alternativa ka përkujtuar viktimat e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kjo ngjarje i ka bërë bashkë të gjitha shtetet e botës në luftën kundër terrorizmit të cilës iu bashkua edhe Kosova.
“Me 11 Shtator, 2001, u sulmua Amerika por e tërë Bota u bashkua dh u rikonfirmua se frika kurrë nuk e mund guximin dhe terrori kurrë nuk e mund gëzimin e jetës”, thuhet në postimin e partisë në Facebook.