Alternativa pati vendosur që nuk ka shancë të bashkëpunojmë me PDK-në, tha Kusari-Lila

09.06.2017 17:55:56

Kandidatja për deputete në koalicionin LDK – AKR- Alternativa,  Mimoza Kusari – Lila, ka theksuar se vendimi se me kë do të hynte Alternativa në koalicion ishte vendosur me sistemin e eliminimit.

Ajo ka theksuar se në sistemit e eliminimit, është vendosur që nuk ka shancë të bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), as para, por as pas zgjedhjeve.

“Në anën tjetër ishte koalicioni AAK – Nisma, VV dhe Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK). Ne kemi diskutuar me LDK dhe me VV, por që me LDK kemi arritur që të merremi vesh menjëherë pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë”, ka theksuar Kusari – Lila.

Ajo ka thënë se “ka pasur kërkesa për takime nga PDK-ja, por nuk jemi takuar”.

“Edhe pse kam miqësi me disa prej tyre, sepse dikur kemi shërbyer në të njëjtin kabinet, nuk kam dashur të shtyhemi për diçka ne nuk e kishim as vullnetin më të vogël për ta bërë”, ka shtuar Kusari – Lila.