AMANETE TË DRITËRO AGOLLIT-imagjinare

12.10.2020 21:56:49

-SADIJE AGOLLIT-vjersha e 7-te -Këto vargje janë krijime të autori , të vëna në gojën e poetit,përshtatur si bejte popullore të trevës së Devollit. Janë shkruar vite më parë, kur Dritëroi ishe gjallë, janë kujtime dhe mbresa nga jeta e poetit, nga miqtë, shokët, kolegët, bashkëfshatarë ku lindi dhe u rrit Dritëroi, me mendje dhe zemër të pandarë nga Devolli e devollinjtë, nga vendlindja e tij, Menkulasi. Ato mbështeten në kujtimet e mbresat e mia, në njohjen time personale dhe familjare me Dritëroin, kur isha mësues në Menkulas në vitet e para të demokracisë në Shqipëri dhe gjatë takimeve me të. Këto vjershërime miqtë e kolegë e mi ia treguan Dritëroit në dorëshkrim, ai i lexoi dhe e bënë të emocionohej, të qeshte dhe tha:-“Bukur, faleminderit Luan!” -bashkeshortes SADIJE AGOLLIT-princeshes shkodrane (-vjersha e shtatë) -Për Sadijen kam ca llafe me vlerë, I kam shkruar në një copkë letër, janë kujtime bashkëshortore jete, mbështjellë me shamiçkën e nënës, si hajmali në një sepetkë të vjetër. Po të shkosh në Shkodrën loce, atje ku ke thurrur ëndrrat fëminore, në themelet e kalasë së Rozafës, nën një gur të legjendës gjej shkronjëtoren. Fëmijëve, nipërve e mbesave tanë, u thuaj që janë nga një anë, nga kanë nënën e babanë, Devoll e Shkodër një gjak janë, mos mburren me të anë, ashtu si ka thënë At Mjeda, “gegë e toskë një asht Shqipnia.” Vjershat e letrat e fletorkave, mblidhi nga blloçkat ku janë, bëji një libër, ”Kujtimet e Gruas”, mos thur himne për mua, shpirti im tërë jetën për ty u drithërua, paçka se shkruaja dashuriçka për një grua. Amanet po të le, ma mbaj emrin, Sadije, je një grua e nderuar, gazetare e talentuar, pa ty jeta ime s’kish të shkruar, mbesat të ngjasin ty, princeshë Shqipërie. @ Lua Kalana-Florida SHBA. 2-DASHURIA POETIKE -poetit te pavdekshem Dritero Agollit,Nderi I Kombit -Kujtesën shtrydhte në letër si limon, të nxirrte lëng,mjaltë a melhem për plagë, si nëna kur fëmijës i jep qumësht me lot, të bënte vjershë dashurie për botën mbarë.. & T’ia dhuronte miqve testament pasuri, për vete i varfër asgjë në karta,pronësi mundohej të gjente gjilpërën në kashtë, vargjet i dilnin si filiza, lastarë të gjatë… & Sytë verbonte të qëndiste,të skaliste fjalët, të bënte vargjet gjerdan varëse margaritar, t’ia jepte tërë njerëzisë shpirtin në vargje t’ia varte të dashurës, mbi zemër si medaljon,.. & Kërkonte lëmoshë poeteve profetë, ndonjë fjalë, a rimë që të lodronte, me përçmim ia kthenin fletorkën , “vargje të varfra, mungojnë rrokjet! ” & U mbyll me vetminë vjershën ta lëmonte, dita s’i arrinte pronarit t’ia merrnin frymën, natën radhiste, ngjiste fjalët me zamkë me flakën e qiririt Naimian gërmat i pikonte.. & Hante veten me dhembë,vargu s’i shkonte me gjakun e gishtave copë,fjalët flakëronte.. me lotët e dëshpërimit si xhelatinë lustronte, vjershën e stolisi nuse, derisa driti e xixëllonte. & Kur ia lexoi Driteroit,zeri dridhej,zemra tik-tonte , “shenjtori poet”degjonte, e bekoi ,e puthi ne balle, ia numeroi nje nga nje fjalet sikur ia diktone, “per fukarane ke shkruar,bravo” ,melem per plage. I perjeteshem kujtimi dhe vepra e pavdekshme e poetit devoll,Dritero Agolli,Nderi I Kombit & Luan Kalana…Florida ,SHBA. –