Ambasada amerikane kritikon vendimin e djeshëm të pozitës për shkarkimin e Bordit të RTK-së

09.07.2021 15:10:18

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së nga ana e Kuvendit duke e quajtur si shkarkim me justifikim të pamjaftueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka shkruar se shkarkimet e njëanshme dëmtojnë institucionet publike.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarë të një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash. ”, thuhet në postimin e ambasadës.