Ambasada e SHBA në Serbi: Vuçiq faktor i stabilitetit në rajon

17.06.2017 19:16:22
Këshilltari politik në Ambasadën e SHBA-së në Serbi, Sherry Daniels ka thënë se ambasadori amerikan Kyle Skat ishte i qartë kur ka thënë se ish kryeministri dhe presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është faktor stabiliteti në rajon.

Ai më tej ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë liderët në rajon të shohin në gjetjen e përbashkët të interesave, shkruan Tanjug.

“Ne përndryshe thërrasin të gjithë liderët, jo vetëm në Serbi por në tërë rajonin dhe më tej që të përmbahen nga retorika sulmuese dhe nxitëse, apo atyre që mund të tingëllojnë ngacmues, që të kërkojnë interesin e përbashkët”, ka thënë Sherry.