Ambasada gjermane: kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është e papranueshme

31.08.2016 15:36:10

Ambasada gjermane në Prishtinë, ka shfaqur qëndrimin e saj për demarkacionin me Malin e Zi, në ç’drejtim inkurajon “të gjitha palët që të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Ad Hoc me ekspertë të huaj të ftuar nga presidetja Jahjaga në mars të këtij viti, i cili ersdhi në përfundim se porcesi i shenjimit të vijës kufitare “ishte konform normave ndërkombëtare”. Prandaj, nëpërmjet një postimi në facebook, amabasada gjermane në Prishtinë fton të gjithë për një debat të qetë, dhe ata që duan të protestojnë, ta bëjnë këtë në mënyrë të qetë, sepse “kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të ndikuar debatet është diçka e papranueshme.”

Ky është postimi i plotë:

Në prag të ngjarjeve të fundit dhe seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet nesër, do të donim ta përsërisnim prapë thirrjen (tonë) për debat konstruktiv, demokratik dhe paqësor. Të gjitha pikëpamjet politike me të drejtë duhet të dëgjohen, ndërsa protestat paqësore janë e drejtë e çdo qytetari në një demokraci”

Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të ndikuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të kenë parasysh të gjeturat e fundit të  Komisionit Ad Hoc me ekspertë të huaj të ftuar nga Presidentja Jahjaga në mars të këtij viti, i cili erdhi në përfundim se procesi i shënjimit të vijës kufitare “ishte konform normave internacionale“.