Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri

07.09.2017 17:41:54

Dy ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar diplomatët e Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri i janë drejtuar kryeministrisë për të zhvilluar një takim me shefin e qeverisë Edi Rama.

Mësohet se kryeministri Rama do të informojë ambasadorët për prioritetet e qeverisë në mandatin e ardhshëm të qeverisë.

Ndërkohë ditën e nesërme janë parashikuar që të zhvillohen edhe mbledhjet e grupeve parlamentare të PD dhe PS.