Ambasadori amerikan mirëpret dorëzimin e mandatit nga Tahiri

04.05.2018 10:39:20

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tha se mirëpret faktin që ish-ministri i Brendshëm Siamir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit duke i hapur rrugë përballjes me drejtësinë si qytetar i zakonshëm.

“Mirëpresim faktin që Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm”, tha Lu, në një konferencë, duke shtuar se hetimet ndaj ish-ministrit tashmë të dorëhequr nga parlamenti si dhe ishkryeprokurorit Adriatik Llalla po vazhdojnë.

Lu tha po ashtu se “janë lëshuar urdhërarreste për Klement Balilin dhe Arbër Çekajn, por ata duhet të kapen. Vetëm duke ndëshkuar kriminelët Shqipëria do të ketë një të ardhme në BE”, tha ai.