Ambasadori amerikan në Beograd: Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin

01.01.2018 13:03:37

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se që nga koha e Millosheviqit, Amerika ka bërë një kthesë në ndërtimin e partneritetit me Serbinë duke e mbështetur vendosmërinë e saj strategjike për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk mund të pajtohem në lidhje me atë që ka ndodhur në vitet ’90 por unë mendoj se është e qartë që shumica e njerzëve në Kosovë kërkonin pavarësi duke pasur parasysh Beogradin i cili nuk i plotësonte nevojat e tyre. Mendoj se dialogu i brendshëm do të normalizoj marrëdhëniet në të ardhmen”, ka thënë Scott, transmeton lajmi.net.

I pyetur për transformimin e FSK-së në ushtri, Scott ka thënë se kjo kërkon konsultimin e të gjithë njerzëve që jetojnë atje.

“Ne mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe çdo vend ka të drejtë të zgjedhë një partner strategjik dhe të formojë forcat e sigurisë brenda territorit të saj, por gjithashtu kjo kërkon pëlqimin e të gjithë popujve në Kosovë”, është shrpehur ambasadori amerikan.

Scott ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim aq sa është ushtria e Serbisë, Bosnje Herecegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë.