Ambasadori Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, Uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin

Ambasadori Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, Uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin

01.09.2017 10:44:42

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë atyre që e festojnë në Kosovë dhe në të gjithë botën”, ka shkruar Delawie në rrjetet sociale.

Besimtarët myslimanë në botë shënojnë një prej festave më të rëndësishme, atë të Kurban Bajramit, duke përcjellë mes vete mesazhe të paqes, humanizmit e dashurisë.