AMBASADORI CUFAJ TAKOHET ME STUDENTË TË KOSOVËS

03.02.2019 14:37:00

Përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin ku janë duke zhvilluar takime pune me Unionin e Studentëve të Gjermanisë (fzs).

Udhëheqësit e dy organizatave, Unionit të Studentëve të Kosovës dhe ata të Gjermanisë (fzs) këtë fundjavë në hapësirat e Ambasadës i ka pritur edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Me këtë rast, Ambasadori Cufaj ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për iniciativën e Përfaqësuesve të Unionit të Studentëve për marrëveshje bashkëpunimi me kolegët e tyre të Gjermanisë si dhe u ka premtuar atyre mbështetje në procesin e kandidimit për anëtarësim në Unionin Studentor të Evropës.