AMBASADORI DEDAJ: LUFTA E UÇK-SË ISHTE E DREJTË

14.01.2019 00:18:43

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Gjykatës Speciale i gëzohen serbët dhe ndonjë shqipfolës në Kosovë.

“Askush nuk është kundër drejtësisë por jo ‘drejtësi’ selektive dhe politike, kudo ku sundon ligji duhet të dënohet xhelati dhe jo viktima. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, vetëmbrojtëse dhe legjitime në hapësirat brenda Kosovës, për të mbrojtur nderin, pragun e shtëpisë, qenien fizike njerëzore dhe për të kundërshtuar shfarosjen dhe spastrimin e dhunshëm etnik nga terrori institucional shtetërore i pushtetit policore dhe ushtarak të Serbisë së Millosheviqit”, ka shkruar Dedaj.