Ambasadori francez: Nëse Haradinaj do të na njoftonte nuk do të arrestohej

05.01.2017 20:16:48
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do ta lajmëronte ambasadën e Francës se po shkon për vizitë në këtë shtet, nuk do të kishte problem.

Ai ka thënë për Klan Kosova se nuk mund të ndërhyjnë në punën e gjyqësisë, por që janë duke punuar ngushtë me autoritetet për lirimin e Haradinajt, transmeton lajmi.net.

“Nëse z Haradinaj do të na informonte se do të shkonte në Francë, ne do ta informonim policinë kufitare, dhe nuk do të kishte problem. Nuk mund të bëhen ndërhyrje në punën e një gjyqtari”, ka thënë Chabert.