Ambasadori gjerman në përkrahje të Kosovës pas incidentit në Beograd

06.04.2019 16:06:40
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e ka përgëzuar delegacionin kosovar të përbërë nga ICK dhe ministri Valdrin Lluka për reagimin pas pjesëmarrjes në audiencë.

Heldt shkruan se fokusi duhet të jetë te përmbajtja dhe jo te veprimet e keqbërësve.

“Pajtohem plotësisht! Komplimente për Valdrin Lukën dhe ICKosovo pasi qëndruan të matur. Sepse përmbajtja është ajo që çon peshë dhe ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Veprimet e keqbërësve tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur”, shkruan ambasadori.

Ndryshe, njëri prej përfaqësuesve të ICK-së tha se nuk kanë dashur të binë pre e provokimeve por janë koncentruar në prezantim dhe punë.