Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar takon zv. kryeministrin Arbër Ademi

13.09.2016 13:16:30

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.

Siç njoftojnë nga kabineti i zv. kryeministrit Ademi, gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan gjendjes politike në vend ku u potencua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike parlamentare. Gjithashtu u theksua edhe rëndësia e përmbushjes së detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare. Në këtë drejtim, zv. kryeministri Ademi potencoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë, dhe se do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet për realizim më efikas të angazhimeve të ndërmarra.

Bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për rendësinë e vazhdimit të takimeve koordinative me qëllim të sigurohet planifikim më efikas i shfrytëzimit të fondeve të BE-së.