Ambasadori i Kosovës në Tiranë merr pasaportën e Shqipërisë

05.12.2017 12:12:02

Është bërë normale që shtetarët e rinj të Republikës së Kosovës të marrin nënshtetësinë shqiptare për një sërë arsyesh. E pazakonshme është që ta kërkojë dhe ta marrë pasaportën shqiptare ambasadori i Kosovës në Tiranë z. Sylë Shiqeri Ukshini.

Faktor.al ka këqyrur dekretin e fundit të presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, me numër dekreti nr. 10654, datë 11 nëntor 2017, ku z. Ukshini figuron i gjashti në listë. Faktor.al përgëzon ambasadorin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Më herët nënshtetësinë shqiptare e kanë marrë edhe deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Po ashtu pak kohë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pati propozuar homologut shqiptar, z. Ilir Meta të japë nënshtetësinë shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës, por kjo nuk u pranua nga presidenti shqiptar sepse kjo nuk ishte zgjidhja që qytetarët e Kosovës të lëviznin të lirë në BE.

Image