Ambasadori italian: Terrorizmi po rritet në Evropë

Ambasadori italian: Terrorizmi po rritet në Evropë

26.10.2017 12:59:25

 

Sipas ambasadorit italian ne Kosovë, Piero Cristoforo Saudi, terrorizmi është një dukuri në rritje dhe ne si evropianë duhet të ndërmarrim të gjitha masat për ta parandaluar këtë fenomen.

Ai tha se edhe Kosova është pre e zhvillimeve që po ndodhin në botë, pra nuk ben përjashtim.

Sipas ambasadorit italian, në Gjilan është zhvilluar një projekt i cili është financuar nga shteti prej nga vjen nëpërmjet të cilit qytetarëve po u bëhet e qartë se çka është terrorizmi dhe si mund te parandalohet.