Ambasadori norvegjez në Beograd: Kosova është dhe mbetet e pavarur, Serbia të përballet me realitetin

10.03.2018 16:02:29

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, ka thënë se një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas ambasadorit norvegjez “kjo do të thotë se është e nevojshme të përfundojë politika e pengimit të Kosovës që të bashkohet me bashkëpunimit  ndërkombëtar dhe se Serbia duhet të përballet me realitetin”, shkruan gazeta serbe “Danas”, përcjell Telegrafi.

“Kosova faktikisht është një shtet i pavarur, pa marrë parasysh qëndrimin e Serbisë për këtë. Kjo do të thotë se situata aktuale është e tillë që Serbia në çdo rast është në humbje. Kosova është  dhe do të mbetet e pavarur, ndërsa Serbia shpenzon burimet të çmueshme në mohimin e këtij realiteti dhe për këtë arsye humb në politikën dhe bashkëpunimi tregtar”,  tha Arne Sannes Bjornstad, duke u përgjigjur në pyetjen nëse kusht qendror për anëtarësimin në  BE  është që  Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës , siç mund të dëgjohet shpesh, kurse së fundmi këtë së fudnmie përmendi edhe  ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Ambasadori deklaroi më tej se, “duke pasur parasysh ndjenjat e forta ndaj çështjes së Kosovës dhe duke pasur parasysh se sa disa janë të gatshëm për të shkuar në parandalimin e Serbisë dhe Ballkanit të bëhet një pjesë normale e Evropës, presidenti Vuçiq tregoi guxim duke u shprehur gatishmërinë për të aplikuar një qasje më realiste dhe racionale për çështjen e Kosovës “.