Ambasadori rus në Serbi po qëndron në veri të Kosovës

23.07.2016 12:46:04

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin është duke qëndruar për vizitë në veri të Kosovës.

Ai ka vizituar Komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit, ndërsa aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës.

Chepurin është i shoqëruar nga kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Ai ka vënë kurora lulesh para përmendores, tek cepi verior i urës kryesore mbi Ibër.