Amnesty Internacional: Refugjatët sirian nuk po marrin ndihma, ja gjendja e tyre

16.09.2016 17:18:00

Organizata Amnesty International ka paralajmëruar në lidhje me gjendjen e refugjatëve sirianë të shpërngulur si pasojë e sulmeve terroriste.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se AI ka paralajmëruar se 75 mijë sirianë të shpërngulur në mesin e tyre gra dhe fëmijë, janë në kufi me Jordaninë dhe nuk po marrin kurrfarë ndihma humanitare. Mbarimi i rezervave ushqimore dhe të ujit si dhe përhapje e sëmundjeve ngjitëse në kampin e refugjatëve sirianë Al-Rakban në kufi të Jordanisë me Sirinë, kanë shkaktuar vdekjen e një numri të konsiderueshëm të refugjatëve sirianë.

AI ka publikuar një raport të shoqëruar me fotografi në të cilat vërehen varret e refugjatëve sirianë që kanë vdekur në këtë kamp. Vlen të theksohet se Jordania ka mbyllur kufirin e saj me Sirinë për shkaqe të sigurisë pas një sulmi kamikaz të terroristëve të ISIS të kryer kundër një postblloku të ushtrisë jordaneze ku si pasojë u vranë gjashtë ushtarë të Jordanit.