Amsterdam, shqiptarët kapen me 200 kg kokainë

13.09.2016 15:58:36

Autoritetet në Amsterdam të Holandës kanë publikuar të tjera detaje, rreth arrestimit të një grupi shqiptarësh, të cilët merreshin me trafikun e kokainës dhe të heroinës, si dhe me pastrimin e parave.

Dy prej shqiptarëve u arrestuan në Amsterdam në gusht, ndërsa nga hetimet 4­ mujore është zbuluar se në trafikun e drogave të rënda janë përfshirë më shumë se 16 shqiptarë, të cilët jetonin në apartamente të shtrenjta, kishin shumë para dhe sigurisht edhe drogë.

Policia ka sekuestruar 200 kg kokainë dhe gati 3 milionë euro. Në operacionin e organizuar më 19 gusht, me anë të një qeni u gjetën 1.4 milion euro.

Një nga personat e dyshuar besohet se është në Shqipëri dhe të jetë përfshirë në vrasjen e një punonjësi policor. Një tjetër ishte i kërkuar nga Italia për rrëmbim, trafik dhe përdhunim. Ai ka 15 vjet që jeton në Itali.

 

Në aksionin e madh javën e fundit të gushtit të zhvilluar në vende të ndryshme në Amsterdam, 19 persona u ndaluan, 17 prej të cilëve janë ende në paraburgim.

Më 22 gusht, pesë shqiptarë dhe një rumun u arrestuan, ndërsa në një banesë u gjetën edhe 16 kg lëndë narkotike