Analistët: Gruevski ska fuqi për destabilizim të shtetit

18.12.2016 16:15:00

Porositë dhe tonet kërcënuese të Nikolla Gruevskit drejtuar diplomatëve perëndimorë janë zhgënjyese dhe tërësisht joreale. Sipas njohësve të çështjeve politike retorika e tillë nxxit tensione në shoqëri dhe ndjell frikë tek qytetarët.

Proferori universitar, Nikolla Dujovski, për Alsat-M vlerëson se përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për destabilizim, do të rezultojnë të pasuksesshme.

Kërcënimi i ambasadorëve dhe refuzimi i bashkëpunimit me botën perëndimore sipas analistëve mund të çojnë në izolimin e vendit me pasoja të rënda edhe ndaj ekonomisë. Pa fondet nga vendet e huaja, politikat jo vetëm të Gruevskit, por edhe të cilitdo politikan tjetër nuk ka asnjë mundësi që të realizohen.