Analistët serbë: Ata që duan “zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës”, duhet t’i kenë parasysh këto gjëra

02.04.2018 23:18:12

Këtë pranverë, si rrallë si në historinë e Serbisë, siç shkruajnë mediat serbe, duket se ka një vullnet politik për të bërë “sëmundjen më të thellë të shoqërisë sonë” – në fund të kuruar.

Dhe sipas tyre, përcjell Telegrafi, çështja e Kosovës në vitin 2018 do të marrë zgjidhjen e saj në një apo një mënyrë tjetër.

Megjithatë, sfidat në këtë rrugë janë të shumta, sipas analistëve me të cilët mediumi serb “Blic.rs” shkruan se ka diskutuar rreth mendimit të tyre për “zgjidhjen përfundimtare” të Kosovës.

Dhe sipas Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm ka të paktën dy faktorë që paraqesin “dhimbje koke” të vazhdueshme për Prishtinën, Beogradin dhe Evropën.

“Para së gjithash, është hezitimi i politikanëve që të hyjnë seriozisht në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Të dyja palët janë të vetëdijshme se marrëveshja vjen vetëm me koncesione reciproke, për të cilat ata nuk janë të gatshëm: në Prishtinë, pavarësia merret si një gjendje e kryer, e në Beograd, Kosova konsiderohet si pjesë e territorit. Të dyja duhet të bëjnë lëshime”, vlerëson Popov.

Gjithsesi, sipas tij, përcjell Telegrafi, konstant është edhe një publik i radikalizuar, i cili vë presion në të dy anët, kërcënon për trazirat dhe destabilizim.

“Të gjitha pengesat e tjera – arrestimi i Gjuriqit, vonesa në formimin e ASK-së, retorika nxitëse”, siç shton ai, janë instrumentalizuar çdo ditë.

Ndërsa sipas Dragan Gjukanoviç, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme, injorimi i realiteteve në terren është një çështje kyçe.

“Injorimi i realitetit thelbësor të opinionit publik dhe pritja se diçka do të ndryshojë në mënyrë dramatike në nivel global: këto janë pengesat më të mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në Serbi. Është veçanërisht problematike që faktori demografik në Kosovë nuk respektohet: tendencat që tregojnë rritjen e popullsisë shqiptare dhe rënien e popullsisë serbe nuk duhet të injorohen”, vlerëson Gjukanoviç.

Analistët gjithashtu pajtohen se Bashkimi Evropian nuk ka autoritet të mjaftueshëm për të finalizuar negociatat.

“Nuk ka autoritet të mjaftueshëm për të zbatuar atë që tashmë është negociuar. Unë mendoj se BE do të duhet të intensifikojë aktivitetet e saj diplomatike dhe përpjekjet për të zgjidhur këtë. Para së gjithash, na nevojiten më shumë takime të përfaqësuesve më të lartë të autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë”, thotë tutje Gjukanoviç.

Përveç Gjukanoviç, edhe Alexander Popov gjithashtu nuk e sheh ndikimin e madh të Bashkimit Evropian në negociata.

“Ata nuk kanë ngritur krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Me pasivitetin e tyre, ata kontribuan në nervozizëm në Beograd dhe Prishtinë”, shpjegon ndër tjerash Popov.