Analizë: Dygjuhësia në fushatën parazgjedhore në Maqedoni

26.10.2016 12:56:23

Secili cikël zgjedhor në Maqedoni, në fushatën parazgjedhore është përfshirë nga retorika etno-kombëtare. Një nga çështjet që do të diskutohet në këtë periudhë është shumëgjuhësia dhe rregullimi i saj në vend.

Sipas analizës së Jovan Bliznakovskit, të përgatitur për Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, nuk ka asgjë të keqe me këtë çështje pasi që politika e gjuhës ka qenë një temë e rrallë e interesit publik.

Të këqia janë bazat parimore të shkëmbimit të deklaratave dhe njoftimeve në mes të aktorëve politik, nga shumëgjuhësia si paraprirëse e federalizimit të Maqedonisë, e deri te shkatërrimi i shtetit, diçka që sipas Bliznakovskit, është e pasaktë.

Më tej, në analizë thuhet se Maqedonia de-fakto është vend me shumëgjuhësi zyrtare, që nga Kushtetuta e vititi 1963, e pastaj në atë të vitit 1974, për të vazhuar me ndryshimet e mëtejme në vitin 1991 dhe pas konfliktit të vitit 2001.

Shumëgjuhësia është një karakteristikë për vendet unitare dhe ato federale, si Belgjika, Kanada, Zvicra, Italia, Sllovenia, Finlanda, ndërkaq dygjuhësia në tërë territorin e vendit nuk nënkupton detyrim për shfrytëzim të ndonjë gjuhe.