Gareth Southgate, përveç të qenit një trajner shumë i aftë, gjithashtu është bërë një ikonë e stilit.
Në fakt, pamja e tij në Rusi 2018 është bërë modë. Jo xhaketa, por jeleku i tij tani në Angli është shumë popullor. Gjithkush dëshiron atë dhe shitjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 50%.
Një stil vërtetë i veçantë që ka për ideator “Marks & Spence” dhe që kushton 300 euro. Por e veçanta e këtij jeleku është ajo që ka magjepsur anglezët.
Jeleku me ngjyrë blu të errët, ka një motiv të thurur, që nëse e zmadhojmë mund ta shohim se por shkruhet shprehja e bërë hit në Britani gjatë botërorit rus, pra “Po vjen në shtëpi”.
Ky është edhe kori i kombëtares “Tre Luane” në Kupën e Botës dhe shpreh bindjen e anglezëve se sipas disa llogarive këtë vit trofeut i takon të zbarkojë në shtëpinë ku ka lindur futbolli, pra në Angli.