Anglia dhe Kolumbia barazojnë 1-1 në 90 minuta, ndeshja në shtesë

03.07.2018 23:07:07

Anglia dhe Kolumbia e kanë çuar ndeshjen e fundit të 1/8-ave të Botërorit në kohën shtesë, teksa 90-të minutat kanë përfunduar në barazim 1-1 në një finale dramatike.

Harry Kane shënoi në minutën e 57-të me 11-metërsh, pas një faulli në zonë të Sanchez. Por kolumbianët, pas shumë përpjekjeve, kanë barazuar në minutën e 93-të të shtesës me anë të Mina, i cili kërcën më shumë nga të gjithë gjatë një goditjeje këndi.