Anita Muçaj reagon ndaj deklaratës së Kelmendit

01.11.2016 20:55:11

Anita Muçaj bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit, Ramiz Kelmendi, i cili ka thënë se e kishte përkrahur Haradinajn sa kishte qenë në Hagë duke i dhënë gjysmë milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këto para nuk ia ka dhënë Haradinajt por mbrojtjes së një të vërtete.

Lexoni reagimin e plotë:

O Ti Ramiz Kelmendi, nuk ja ke dhene Haradinajt Jo, ja ke dhene mbrojtjes se nje te Vertete qe ty ta ka mundesu me ardh me zhvillu biznes edhe sot me u krekos besa edhe me te shendrru me nje ambicioz te paskrupullt! Haradinaj Sa per vete kurre se kish pa As nuk e kish njoft Hagen, por ka besu ne dicka me madhore siq kane besu edhe shume djem e vajza te Kosoves e qe mendoj qe kane bere mire qe t’gjithe ata djem e vajza nuk kane besu n’ty por kane besu ne nje ideal e ne nje kauze ku kemi gjetur shpetimin te gjithe, perndryshe do te ishim veq disa “refugjate” rrugeve te botes! Megjithate sot jemi qytetare te Republikes se Kosoves!!!! Liria nuk paguhet me pare!!!