Anketimi me qytetarët i realizuar nga VV, e nxjerr Kurtin më të preferuarin për kryeministër

06.01.2019 16:26:16

Vetëvendosje sot ka prezantuar rezultatet e një anketimi ku Albin Kurti ka dalë të jetë lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës.

Sipas rezultateve të prezantuara nga VV, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%, përcjell lajmi.net.

Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.

Besnik Bislimi gjatë prezantimit theksoi se liderët politikë që janë në krye të dialogut me Serbinë konsiderohen më së paku të përshtatshëm për të udhëhequr me ekzekutivin.