Ankth e tmerri ishte burgu i Dubravës në kohën e masakravë në Kosovë

22.05.2017 14:05:39

Masakra në burgun e Dubravës, po kujtohet edhe sot nga ata që e kanë përjetuar, madje ata shpjegojnë në detaje tmerrin që kanë parë atë ditë, 18 vjet më parë.

Në emisionin e mëngjesit në RTK, ishin të ftuar dy ish të burgosur Bislim Zogaj dhe Sadik Zeqiraj.

Bislim Zogaj, ish i burgosur tha se është njëra ndër masakrat më të tmerrshme që ka ndodhur ndonjëherë, ku ishin të grumbulluar rreth 900 të burgosuar në burgun e Dubravës. Ai tha se edhepse ishin të burgosur kishin një ndjenjë se më në fund liria për vendin po vinte.

Zogaj tregoi se si i kanë grumbulluar të gjithë në burgun e Dubravës nga të gjitha burgjet ku policia serbe ishte e njoftuar se do të sulmonte NATO, dhe për këtë arsye na kishin grumbulluar që të pësonim, deklaroi ai.

“Kështu kemi qenë diku 800 deri 900 persona që na kanë grumbulluar jashtë, kur për një moment kanë filluar breshëri plumbash ku mbi 80 atë ditë kanë mbetur të vdekur, ne që jemi fshehur prapë jemi kthyer që t’i ndihmojmë shokët”, tha ai.

Sadik Zeqiraj, ish i burgosur tha se në atë kohë ishte vetëm 23 vjet, ku tha se “nga 24 marsi kur kanë filluar bombardimet e kemi ditë se po vjen liria”. Ai tha se nga ajo kohë filloi mbipopullimi i burgut të Dubravës.

Sipas tij, kur ka ndodhur me 19 maj sulmi i parë i NATO-s në Dubravë, atëherë i kemi thyer dyert e burgut me shtretër të metalit dhe kemi dal, duke menduar se tani jemi të lirë.

“Por kur kemi dal në oborr kemi hasur në gardianët të cilët na prisnin dhe më pas me breshëri plumbash ka ndodhur ajo që dihet më”, Zeqiri tha se kanë qenë më shumë se 300 të plagosur dhe Bislim Zogaj e Nait Hasani edhepse vetë të plagosur janë kthyer tu ndihmojnë të burgosurve.

Ndyshe ngjarja më e tmerrshme, ka ndodhur më 22 maj, kur në orët e hershme të mëngjesit gardianët serbë i kanë zgjuar të gjithë të burgosurit dhe u kanë dhënë urdhër që të mblidhen në fushën e sportit. Në këtë lokacion, kanë qenë rreth 960 të burgosur.

Një shumicë absolute e të burgosurve janë mbledhur në fushën e sportit, ndërsa gardianët dhe policët serbë nga të gjitha anët e burgut i kishin mbledhur armët në karakollën që ishte përballë fushës së sportit. Aty ishin përgatitur njerëz me pushkë-mitraloza, snajperistë, minahedhës, etj. dhe për një moment kanë shkrepë gjithë arsenalin mbi të burgosurit.

Në atë moment është bërë një masakër, ndërsa nga tymi e mjegulla siç kanë shpjeguar të mbijetuarit nuk është parë asgjë, ndërsa janë dëgjuar vetëm klithmat e njerëzve të plagosur. Nga të shtënat janë vrarë më shumë se 160 vetë ndërsa janë plagosur më shumë se 300 të tjer