Ankthi nga pickimi i rriqrave, Begaj thotë se qe gjashtë vite nuk ka asnjë rast me të vdekur

07.04.2019 12:56:25
Rriqrat mjerisht prej kohësh janë një shqetësim serioz i banorëve të komunës së Malishevës.

Vetëm për një muaj janë shfaqur nëntë raste nga pickimi i rriqrave.

Lidhur me këtë, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se komuna i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike.

Ai ka thënë se si rezultat i kësaj kanë kaluar pesë vite dhe tani është viti i gjashtë që nuk ka asnjë rast vdekje.

Problem në komunën tuaj janë edhe ethet hemorragjike “Krime Kongo”. Cilat janë masat që ka marr komuna për të parandaluar këtë sëmundje?

Begaj: Komuna i ka marrë të gjitha masat preventive të parapara nga Strategjia Nacionale për Luftimin dhe Parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Si rezultat i kësaj, i kemi kaluar pesë vite dhe tani jemi në vitin e gjashtë që nuk kemi asnjë rast vdekje, apo infektimi me virusin e EHKK.

Intervistën e plotë e sjellim më vonë…