Antivlerat e komunizmit shqiptar që në Kosovë,vise e Diasporë prezentoheshin si vlera!

15.08.2020 16:22:23
Nga Ahmet Asani
Në kohën e diktaturës moniste, sistemi komunist në Shqipëri kishte arritur që antivlerën ta quante e mbronte si vlerë! Nê Shqiperinê komuniste, vlerë ishte ndalimi i veprave të shkrimtareve e krijuesëve të kalibrit të At Gjergj Fishtës, dhe jo vetem kaq por vlerë ishte edhe hudhja e eshtrave të tyre në det! Për sistemin komunist në Shqiperi vlerë ishte burgosja dhe mbajtja në izolim e intelektualëve më të mire të kohës per 45 vite – nga v.1945 e deri ne vitin 1990 kur komunizmi ra në tere Evropën!
Per sistemin komunist në Shqiperi vlerë ishte fryma kooperativiste ruse, frymë e cila jo vetëm që pronat private të fshatarëve i kishte bere kolektive, por edhe gratë që punonin nëpër ara i kishte bërë pronë kolektive të kryetarit të kooperativës!
Nê Shqiperinë komuniste, vlerë quhej denimi i njerëzve pa gjygj, vlerë quhej edhe denimi me vdekje per nje poezi te shkruar kunder monizmit, vlerë ishte vrasja dhe humbja pa shej e mijëra shqiptarëve, të cilëve sot e kësaj dite nuk u dihen as eshtrat e varret ku i kanë!
E mjerisht per të gjitha keto, populli shqiptar në Kosovë e vise nuk ishte i informuar dhe nuk dinte gjë, nga që Shqiperia e asaj kohe ishte hermetikisht e mbyllur per gjithê botën, e më së shumti per shqitaret e Kosoves dhe te viseve te saja!
Se Shqiperia kishte ndertuar një sistem të antivlerave, një sistem antidemokratik vrastar me ideologji antinjerëzore e antikombetare, e dinin shumë patriotë shqiptarê tê Kosovês e viseve, por këta patriotë antikomunist mjerisht nuk arritën t’ia shpjegonin popullit këtë realitet të antivlerave, sepse të gjithë perfunduan burgjeve ose u likuiduan nga SHIK-u e UDB-ja!
Fajin pér fshehjen e të vërtetës dhe për dezinofimim e shpërndarje të propagandes e literatures moniste staliniste, duhet kerkuar te një soj i “intelektualit” i cili kishte marr per detyrê që antivlerat e sistemit komunist të Shqiperisë, nga v.1968 e me fuqishëm pas v. 1974, popullit dhe rinisë shqiptare në Kosovë, vise e diasporë, t’ia prezantoj e shpjegoj si vlera, mu ashtu siç kërkonte nga ata SHIK-u UDB-ja!
Duke i marr parasyshë gjitha keto fakte te lartshënuara, sot në Shqiperi e Kosovê më normale do të ishte, t’kishim më shumë parti e koalocione të djathta me frymê Nacionaldemokratike Shqiptare, se sa që kemi parti e koalicione te majta me frymë të internacionales socialiste e komuniste, parti e levizje te cilat ende mendojnë se komunizmi dhe diktatori Enver Hoxha janë vlera!
Pas gjithê kësaj që kam shkruar në këte shkrim dhe nê shkrimet e mia të mëparme, dikush me të drejtë mund t’ma shtroj pyetjen: pse pra jemi kështu si jemi? Pse nuk jemi mirënjohes ndaj gjithe atyre figurave të mëdha kombëtare që u shkrinë si qiriri, që ne të jetojmë të lirë në demokraci! Pse nuk jemi mirënjohes ndaj botës perëndimore që na çliroi dhe po na ruan nga pushtuesit e Lindjes dhe rreziku i kthimit të Frymës monisto-komuniste?!
Pergjigja ime në këto pyetje, është se ne jemi popull me vetëdije të manipuluar! Ne jemi popull i cili ende nuk po arrin të mendoj me pjesën e mendjes racionale, popull i cili ende mendon e vepron në menyrê t’pakuptimt me pjesën iracionale të mendjes, te cilen ende na e kontrollon Lindja monis