Anulohen të gjitha fluturimet e sotme në Aeroportin e Prishtinës

15.06.2020 07:02:57

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se të gjitha fluturimet e datës 15 qershor 2020 janë anuluar.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të gjitha fluturimet e planifikuara për ditën e hënë, pra datë 15 qershor, janë anuluar.

Një njoftim të tillë e kanë publikuar në faqen zyrtare të aeroportit.

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 15 Qershor 2020 janë anuluar!”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”, duke mos dhënë detaje shtesë.