Anulohet konferenca për media Haradinaj-Mogherini- Hahn

17.11.2017 13:01:27
Në momentin e fundit, pa paralajmërim, është anuluar konferenca për shtyp në selinë e BE-së në Bruksel, në të cilën përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri i Kosovës,

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se arsye për anulimin e konferencës është agjenda, nuk dihet nëse situata e ndjeshme Kosovë –BE rreth demarkacionit është arsyeja e anulimit të konferencës apo edhe diçka tjetër.

Po ashtu një arsye tjetër mund të jetë skandali i fundit i EULEX kur një gjyqtar e akuzoi misionin për korrupsion.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq ka thënë se konferenca është anuluar “për shkak të agjendës”, pavarësisht se  konferenca ka qenë e  paralajmëruar para shumë kohësh.