Anzotika/ Vargje nga Dije Lohaj

25.12.2020 23:24:04
(Vargje për ditëlindjen e mbesës sime.Urime e dashur, urime! Qofshin ditë tē lumtura ditët e jetës sate)❤
ANZOTIKA
Përtej urrejtjes
nëse nuk di tê duash,
atëherë çastet do tē bēhen ferr,
mëso të tejkalosh çdo pengesë,
me ngulm përpiqu të ecësh përpara
përpiqu tê duash atë qe te sheh
dhe nuk te sheh syri,
mundohu t’ia japēsh
vendin e duhur çdo gjëje
pêrpiqu t’i miklosh përceptimet.
Mëso tē duash
edhe atëherë kur hesht,
ngase shpeshherë
çdo gjë hesht në këtë univers
përpos dashurisë
e cila frymon dashurisht…
Asgjë mos urre në këtē botë, asgjē,
sado qē e marrë të të duket,
as edhe një insekt
sado që dëm të të bëjë, as atë
sado që i shêmtuar të jetë,
as edhe një fije bari kur e sheh mbi varr
se tē brishta janē prore.
Duaji gjithë, lulet, gurët, retê,
çdo formë, që pikturon,
kuptimin e qenësisë tënde,
mos urre dashurinë tēnde
sepse ështê krijuar që ta shijosh
më parë se ta pengosh….