AP, kryebashkiakëve: Vendstrehime për të pastrehët dhe të varfrit

03.01.2017 14:14:27

Avokati i Popullit, Igli Totozani, përshëndet qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që paralajmëron popullsinë për temperatura ekstreme në vendin tonë në ditët në vijim.

Në nisje të stinës së ftohtë të dimrit, Avokati I Popullit, I dërgoi një rekomandim të gjithë Kryetarëve të Bashkive  për  marrjen e masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor,  me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre.

Në kushtet e një moti të ashpër me temperatura ekstreme, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, u ripërsërit thirrjen drejtuesve të  pushtetit vendor për të marrë masa urgjente për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë.

Ky apel i drejtohet të gjithë strukturave të tjera shtetërore, si edhe përfaqësuesve të  shoqërisë civile, që të tregojnë solidaritet për të vetmuarit , të pamundurit dhe çdo njeri që ka nevojë për ndihmë.