Apeli i Metës: Dialog dhe bashkëpunim për një të nesërme më të mirë

16.04.2017 16:27:17

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas vizitës së bërë në Katedralen Ortodokse “Ngjalla e Krishtit”, uroi të gjithë besimtarët krishterë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të nesërme më të mirë, duke sjellë në vëmendje një mesazh domethënës të Papa Françeskut.

“Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Frençeskut për të ripërtërirë edhe dialogun për të rritur kapacitetet për të dialoguar. Sepse dialogu, bashkëpunimi, janë themelet e një shprese për një të nesërme më të mirë.

Dhe kështu shpresojmë që këto Pashkë të sivjetshme të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë”, theksoi Meta.