Apostolova: Mos e humbni rastin, votojeni Demarkacionin nesër

27.02.2018 11:55:27
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se në javët e fundit ka pas hapa shumë të rëndësishëm drejt Demarkacionit.

“Ka qenë deklarata ndërmjet dy presidentëve. Dhe hapi i dytë marrëveshja pothuajse në mes të gjithë partive politike që ka ndodhë gjatë vikendit.Për momentin të gjitha këto parti e mbështesin demarkacionin me Malin e Zi, jemi afër ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Apostolova, raporton lajmi.net.

Ajo ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit është një hap i rëndësishëm drejt liberalizmit të vizave.

“Ratifikimi do të jetë një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave. Kosova duhet ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Mirëpo ratifkimi na ofron sa më afër liberalizimit. Deputetët duhet të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe Kosovën në BE”, është shprehur ajo pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Apostolova ka porositur që nesër të mos humbet rasti për ratifikim.

“Nuk duhet ta humbni këtë rast nesër, mos e humbni rastin për miratim. Vizita e zyrtarëve të BE-së është një mundësi shumë e mirë”.