Arabia Saudite: Nuk na duhet baza turke

17.06.2017 18:06:44

Autoritetet saudite njoftuan sot se nuk iu nevojitet baza ushtarake turke në formë të asaj që ndodhet në Katar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kohë më parë i ofroi Arabisë Saudite që në territorin e këtij shteti të ngritë një bazë, jo shumë kohë pasi që kishte nisur ndërtimi i bazës turke në Katar, transmeton AFP.