Arben Gashi – Gjuriqit midis Beogradit: Mos i thuj më Kosovës, ‘Kosova dhe Metohija’

13.10.2017 17:20:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi është duke marrë pjesë në panelin e Forumit të Sigurisë në Beograd.

Gjatë këtij paneli, Gashi ka thënë se për të pasur një të ardhme më të mirë duhet të ketë ndryshime.

Nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, Gashi ka kërkuar që kur të flas për Kosovën ta përmend në emërtimin zyrtar.

“Ne kemi nevojë për relaksim të marrëdhënieve dhe më shumë bashkëbisedues si Dalibor Jevtiq, e Gjuriq nuk po kontribuon në këtë pasi sa herë që i drejtohet Kosovës e quan ‘Kosova dhe Metohija’, ne kemi një emër zyrtar dhe ai është Kosova, çfarë do të ndodhte nëse unë them, ‘Pashallëku i Beogradit, i Smederevës, i Sanxhakut”, ka thënë Gashi.

Duke iu përgjigjur kësaj vërejtje, Gjuriq ka thënë se termi gjeografik dhe termi për serbët e ‘Kosovës dhe Metohisë’ është më specifik dhe ka një rëndësi të veçantë kulturore dhe historike për popullin serb.