Arben Gashi: Problemi kryesor sot është Qeveria në detyrë e cila është...

Arben Gashi: Problemi kryesor sot është Qeveria në detyrë e cila është shndërruar në Qeveri të uzurpimit

14.04.2020 12:01:28

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar kërkesën e PDK-së për mocion procedural për përfshirjen e dy projektligjeve në procedurë për shqyrtim në Kuvend.

Gashi ka thënë se nuk mund të bëjnë sheklje ligjore në këtë rast.

“Kemi një seancë të thirrur me një rend dite dhe mbi bazën e diskutimeve japim mendimet tona. Kuvendi ka drejtë dy nisma ligjore, nismën për të hartuar një projektligj dhe për t’i kërkuar Qeverisë me hartu një projektligj… në këtë rast është se qeverisë ia kemi heq besimin, kemi marrëdhënie të ndërprerë me Qeverinë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se po hyjnë në një situatë ku nuk po prodhojnë asgjë pozitive.

Gashi ka theksuar se problem kryesor tani për tani në Kosovë është Qeveria në detyrë.

“Qeveria ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Kosova e dinë ku është problemi, problem është Qeveria, e cila nga një Qeveri në detyrë është shndërruar në Qeveri të uzurpimit”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se kjo Qeveri është duke bërë shkelje të rendit kushtetues.