Arben Gecaj – Shpendëve, Visarëve, Yllëve të “Vetëvendosjes”: Kur të tjerët burgoseshin dhe linin eshtrat për Republikë, ju vraponit pas dinarit jugosllav!

28.08.2016 16:01:24

Ish-veprimtari i “Vetëvendosjes”, Arben gecaj, i leqitur nga ajo për shkak se nuk kish pranuar të sillej si një shërbëtor i bindur i Shefit, apo ishte lodhur duke u sjellë si i tillë, por që u bë i njohur për postimet e tij në facebook nëpërmjet të cilave ka shpalosur elemente të grupimit ku kishte bërë pjesë dhe, nëpërmjet të cilave kishte përcjellë mesazhe të ndryshme kundërshtuese ndaj deklaratave, qëndrimeve dhe aksioneve të Shefit dhe të bindurve të tij, në postimin e sotëm në facebook ka kapur lojën me patriotizëm emocional, dhe të akuzave për patriotë dhe tradhtarë virtualë që e shquajnë këtë grup. Z. Gecaj që në fillim thotë se kjo lojë është e humbur që në fillim. Paskëtaj, ua kujton origjinën e tyre jugosllavokomuniste, të njerëzve të privilegjuar dhe që nuk kanë fije kontributi për Republikën.

Ky është postimi i plotë i Arben Gecajt:

“Loja e filluar me patriotizmin emocional, tradhtarët e patriotët virtual është e humbur që në fillim. Strategjia më e keqe e mundshme.

Ja pse,

Po thoni shteti nuk është bërë i mirë. Ky shtet nuk po i’u plotëson nevojat e juaja. Nuk keni faj, fëmijë komunistesh te viteve 70, 80. Skeni faj, jeni mësuar me privilegje. Jeni mësuar të ndani vetem mes veti çdo gjë. Ju nuk keni mundur, sepse po te pyeteshit, ju do te lejonit vetem kasten e juaj komuniste ish Jugosllave afer.

Po ashtu Ju po pranoni dicka shumë të rendesishme. Ju kurrë nuk ishit të angazhuar në asnjërën formë në berjen e Republikës. Kur te tjeret burgoseshin, leqiteshin, leni studimet jashte e vendit, migronin sepse baballaret e gjysherit e juaj diferenconin shoqerine e i lenin të papune e pastaj të njejtit vdisnin ne luftë e shkrinin gjithë pasurinë per Kosove, ju vraponit pas Sorrosit per dinarët jugosllav per studime ne Bullgari. Prandaj, thirrjet e Shpendit, Visareve, Yllave janë nje hiq. Një zero në mundin e eshtrat e kalbura për Republikë”