Arbër Vllahiu autorizohet të flasë për koalicione në Prishtinë nga AAK

25.10.2017 14:51:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka autorizuar kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, që të zhvillojë bisedimet për koalicionet e mundshme në Prishtinë në balotazhin që do të zhvillohet më 19 nëntor.

Nuk dihet ende se cilat janë preferencat e Vllahiut dhe as të AAK-së për balotazhin. Vetë Vllahiu ditë më parë I tha Gazetës Express se “është partia ajo që do të vendos”.

Arbër Vllahiu, kandidat për kryetar të Prishtinës mori rreth 2.600 vota në zgjedhjet e 22 tetorit ndërkohë që AAK ka arritur të marrë mbi 10 për qind të votave për Asamblenë Komunale.