Arbër Zeneli drejt Fiorentinës për 5 milionë euro

26.07.2018 12:46:21

Një tjetër shqiptar mund të bëhet pjesë e Serisë A në Itali. Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, sulmuesin e Heerenveenit në kampionatin holandez, i cili synohet nga Fiorentina.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës vjollcë, që duhet të paguajnë nga 4 deri 5 milionë euro për kartonit e tij.

Paratë që duhen për të blerë futbollistin e përfqaësueses së Kosovës ekipi italian pret t’i sigurojë nga shitja e Ante Rebic. Sulmuesi kroat më parë ka luajtur për Fiorentinën para se të jepej në formë huazimi te Eintracht Frankfurti e më pas të blihej nga klubi gjerman, por skuadra vjollcë ka ruajtur një përqindje të kartonit (30%).

Eintrachti mund të përfitojë deri 50 milionë euro nga shitja e kroatit, që do të thotë se në arkat e Fiorentinës mund të shkojnë gati 17 milionë euro.