Arianit Koci për vdekjen e Deharit: Kemi dështuar si shoqëri, kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar!

05.11.2016 20:16:43
Vdekjen tragjike të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, e ka komentuar edhe avokati Arianit Koci, i cili thotë se për Deharin ka dëgjuar vetëm fjalë të mira.

Postimi i Kocit:

Dhimbjen që po e ndiej për vdekjen e Astrit Deharit, nuk po gjej fjalë ta përshkruaj.

Sytë me lotë i kam.

Nuk e kam njohur personalisht, e as jam përkrahes i opsionit politik që e ka përfaqësuar i ndjeri.

Por, shumë fjalë të mira kam dēgjuar për studentin e mjekësisë, Astritin.

Me te ka vdekë edhe një pjesë e jona.

Thjesht, si shoqëri kemi dēshtuar.

Nuk kemi krijuar perspektivë për rininë tanē.

Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar!” (.), ka shkruar Koci.