Arrest për të sëmurin me HIV, që infektonte qëllimisht partneret (Foto)

26.12.2016 23:44:22

Daryll Rowe është arrestuar në fillim të vitit në Brighton të Anglisë, nën akuzën për infektim të qëllimshëm me sëmundjen e sidës.

Por, pasi ishte liruar me kusht, 26-vjeçari është arratisur dhe nuk dihej se ku gjendej, transmeton Telegrafi.

Me anë të një kërkimi të përgatitur mirë, është arritur të arrestohet sërish i dyshuari dhe kësaj radhe nuk ka të drejtë të jetë në liri me kusht.

Daryll Rowe dyshohet se i ka infektuar me HIV tetë femra

Mbi të rëndojnë tetë akuza për shkaktim të qëllimshëm të dëmtimit trupor, si dhe një tentim që nuk ia doli ta realizojë.

“Të gjithë ato që kanë pasur kontakte seksuale më këtë njeri, të kontrollohen në qendrat spitalore dhe të njoftojnë Policinë për rezultatin mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, Rowe po qëndron prapa grilash dhe pritet që së shpejti të del para drejtësisë.