Arrestohen 3 shqiptarë në Serbi, u kapën me 39 kg heroinë

20.12.2016 20:05:35

Policia serbe ka arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Nissan” brenda të cilit kishin fshehur 39 kg heroinë.

Shqiptarët u kapën në pikën kufitare të Horgos dhe po tentonin të hynin në Hungari, raporton gazeta serbe “Blic”, që ka publikuar edhe fotot e aksionit.

Shqiptarët e arrestuar janë S.C., B.C. dhe I.C. të tre të afërm mes tyre, pasi ndajnë të njëjtin mbiemër.

Sipas mediave serbe, droga ishte fshehur në shasinë e automjetit. Tre shqiptarët do të qëndrojnë tashmë 48 orë në burg dhe më pas do të vendosen nëse do të dërgohen për t’u gjykuar në Shqipëri.