Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Kosovë – u zunë me 53 kg marihuanë

24.03.2018 11:42:42
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për shkak se u është gjetur sasi e madhe e lëndës narkotike marihuanë.

Dy personat e ndaluar policia raporton se janë shtetas të shqipërisë.

“Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin ata janë gjetur dhe konfiskuar 201 paketime me peshë 53 kilogramë e 288.8 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.