Arrestohen katë persona për trafik droge në Tiranë

08.04.2019 18:23:33
Sektori i Antidrogës dhe Krimet e Rënda kanë zhvilluar një operacion prej të cilit u arrestuan 4 persona në Tiranë.

Të arrestuarit janë pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Trafikantëve u janë sekuestruar armë dhe një makinë e blinduar me targa ruse.

Një person me inicialet L.D dyshohet të jetë drejtuesi i këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan 3 persona me iniciale E.G, O.L dhe D.A.